Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 17.12.2013
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, sot mbajti mbledhje, të cilën e kryesoi Jasmina Zhivkoviq, kryetare e komisionit. Në rend të ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-233 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014 bashkë me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet e Financa.
Përveç anëtarëve të komisionit, në mbledhje morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, EUSK-së, OHCHR-së dhe ata të ECMI-it.
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të Projektligjit nr. 04/L-233 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014 bashkë me raportin dhe amendamentet e Komisionit funksional për Buxhet e Financa për aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.