Lajmet e fundit
Nga seanca e Komisionit për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim
E Premte, 13.12.2013
Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim në seancën e tij të cilën e kryesoi kryetarja e Komisionit zonjusha Jasmina Zhivkoviq, pati të vetmen pikë të rendit të ditës shqyrtimin P/ligjin Nr. 04/L-172 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK të Viktimave Civile të Luftës dhe Familjeve të Tyre Nr. 04/L-054 me raportin dhe rekomandimet e komisionit funksional për punë, shëndetësi dhe mirëqenie sociale.
Në seancë, përveç anëtarëve të komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE, EUSK, UNOHCHR, CRDP, Ambasadës Zvicerane në Prishtinë, si dhe kryetari i GP të Komisionit për punë, shëndetësi dhe mirëqenie sociale zotëri Liburn Aliu dhe zonja Flora Brovina, anëtare e GP të këtij komisioni.
Kryetari i GP të Komisionit për punë, shëndetësi dhe mirëqenie sociale Liburn Aliu në vazhdim të seancës duke folur për P/ligjin e cekur tha Komisioni për punë, shëndetësi dhe mirëqenie sociale më 25 shtator 2013 ia ka dërguar Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve dhe kthim raportin me amendamentet (8 sosh) në projektligj, por që deri më sot nuk ka marrë kurrfarë përgjigje nga ky lidhur me to.
Pas diskutimit të zotëri Aliut, anëtarët e Komisionit zhvilluan debat rreth P/ligjin Nr. 04/L-172 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Statusin dhe të Drejtat e veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve të UÇK të Viktimave Civile të Luftës dhe Familjeve të Tyre Nr. 04/L-054, me ç'rast vendosën që anëtarët e Komisionit duhet t'i parashtrojnë individualisht amendamentet në P/ligjin deri në seancën e radhës të komisionit për t'i dërguar pastaj Komisionit për punë, shëndetësi dhe mirëqenie sociale.