Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 16.12.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga nënkryetari i komisionit, Xhavit Haliti,u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2014, me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Anëtarët e komisionit po ashtu shqyrtuan dhe mbështetën edhe Projektligjin. nr.04/L-226 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, si dhe Projektligjin nr.04/L-188 për trajtimin e ndërtimeve pa leje, me amendamentet e komisioneve funksionale nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.