Lajmet e fundit

Vazhdimi i mbledhjes plenare

E Premte, 13.12.2013




Në vazhdimin e mbledhjes plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të drejtuar nga nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, deputetët me votim të fshehtë vazhduan votimin edhe për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Me këtë rast, shumicën e votave të deputetëve për anëtar të këtij këshilli i mori Lulzim Aliaj, ndërkaq, gjatë votimit të djeshëm anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës janë zgjedhur Shkëmb Manaj, Hajzer Salihu dhe Gjylnaz Novobrdali Gola.

Vazhdimi i mbledhjes plenare