Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Enjte, 12.12.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të cilën e udhëhoqi kryetarja Safete Hadërgjonaj, shqyrtoi amendamentet për Projektligjin e Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2014.

Shqyrtimit të tyre i ka paraprirë një punë e gjerë e grupeve punuese dhe komisionit në tërësi, në analizimin e projektligjit dhe shqyrtimin e të gjitha kërkesave buxhetore.

Në mbledhje, në të cilën ishte i pranishëm edhe ministri i Financave, Besim Beqaj, komisioni përkrahu amendamentet e propozuara, përfshirë edhe amendamentin e Qeverisë së Kosovës, i cili parasheh që mjetet në shumën prej 277 milionë eurosh nga shitja e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, përfshihen në bilancin bankar sipas Ligjit të buxhetit për vitin 2014.

Projektligji, me amendamentet e komisionit, u procedua për miratim në seancë plenare.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa