Lajmet e fundit
Nga vazhdimi i mbledhjes së Kuvendit
E Enjte, 12.12.2013
Raporti i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2012, (i shqyrtuar në mbledhjen e javës së kaluar), është miratuar sot gjatë vazhdimit të mbledhjes plenare të cilën e kryesoi dr. Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës.
Në këtë mbledhje, Kuvendi procedoi edhe me votimin për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
Lidhur me këtë, procesi i votimit rezultoi të jetë i barabart (42 me 42), andaj sipas Rregullores së Kuvendit, të propozuarit e Qeverisë nuk kanë marrë votat e mjaftueshme për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.