Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 10.12.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës. Gjatë shqyrtimit të amendamenteve, ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar të Konkurrencës dhe përfaqësuesit e INDP-së. Pas shqyrtimit dhe miratimit të tyre, Projektligji për mbrojtjen e konkurrencës, do të procedohet tutje për shqyrtim final në mbledhje plenare.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...