Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Mërkure, 04.12.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, shqyrtoi pjesën tekstuale të Projektligjit të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2014 dhe një raport.

Komisioni shqyrtoi një për një të gjitha nenet e projektligjit, ndërsa interesimeve të deputetëve iu përgjigj ministri i Financave, Besim Beqaj.

U shqyrtua, gjithashtu, edhe amendamenti i propozuar nga deputeti Hydajet Hyseni, i pranishëm në mbledhje, i cili kishte të bëjë me kompensimin e ish-të dënuarve politikë.

Pas diskutimeve, me disa plotësim-ndryshime, anëtarët e komisionit përkrahën projektligjin.

Në këtë mbledhje, u përkrah, gjithashtu, edhe raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës, të cilin e prezantoi kryesuesi i grupit, Latif Gashi.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa