Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Mërkure, 04.12.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit Ali Sadriu, u shqyrtua projektbuxheti për vitin 2014-2016 për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm.

Pas sqarimit të Auditorit të Përgjithshëm, Lars Lage Olofsson lidhur me kërkesën buxhetore të këtij institucioni përgjatë kësaj periudhe, anëtarët e komisionit u dakorduan që kjo çështje të rishikohet në Komisionin për Buxhet dhe Financa me rekomandimin që të përfshihet kostoja buxhetore për këtë institucion për ligjin e ri për Auditorin e Përgjithshëm, i cili nuk është përfshirë në Projektligjin për Buxhet.

Tutje, anëtarët e Komisionit formuan grup pune lidhur me Projektligjin nr.04/4744/L-236/1 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të auditimit të Republikës së Kosovës. U tha se ky projektligj i plotëson kushtet për shqyrtim në lexim të parë në mbledhjen e Kuvendit.

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike