Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 03.12.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, (një pjesë të mbledhjes e ka kryesuar nënkryetari, Fikrim Damka), ka shqyrtuar Raportin e zbatimit të Ligjit për ndërmarrjet publike. Raportin dhe rekomandimet për zbatimin e këtij Ligji e ka paraqitur deputeti, Shaip Muja, i cili tha se për hartimin e rekomandimeve janë vizituar shumë institucione që kanë për obligim zbatimin e këtij ligji. Komisioni pas shqyrtimit të raportit vlerësoi se rekomandimet e paraqitura do të ndikojnë në zbatimin edhe më të plotë të ligjit, ndërsa lidhur me disa segmente të tij komisioni hartoi edhe disa rekomandime shtesë.
Në këtë mbledhje, komisioni ka shqyrtuar dhe përkrahur edhe Projektligjin për investimet e huaja, i cili do të procedohet tutje për shqyrtim të dytë në mbledhje plenare të Kuvendit.