Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 03.12.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi znj Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje, dhe atë shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 04/L-235 për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-047 për mbrojtjen dhe promovimin të drejtave dhe komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, si dhe u shqyrtua Projektligji nr. 04/L-188 për trajtimin e ndërtimit të objekteve pa leje, me raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.


Pas një diskutimi të gjithanshëm anëtarët e Komisionit mbështetën procedimin e mëtejmë të dy projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim