Lajmet e fundit

Kryekuvendari Jakup Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari”

E Mërkure, 27.11.2013




Me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe përvjetorit të daljes në skenë të UÇK-ës, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr, Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij, ka bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz dhe ka vendosur kurorë lulesh tek varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Me këtë rast, kryeparlamentari Krasniqi vizitoi edhe Rezidencën e familjes Jashari, ku u prit nga z. Rifat Jashari, me të cilin bashkëbisedoi për çështje të aktualitetit politik dhe kombëtar.

Kryekuvendari Jakup Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari” Kryekuvendari Jakup Krasniqi bëri homazhe në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari”