Lajmet e fundit

Mesazhi i kryekuvendarit Krasniqi me rastin e 101- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë

E Mërkure, 27.11.2013




Me rastin e 101- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ,dr. Jakup Krasniqi, iu drejtua me një mesazh të gjithë qytetarëve shqiptarë. Duke i përgëzuar për këtë ditë të lavdishme të historisë sonë kombëtare ai përkujton përpjekjet mbinjerëzore të shqiptarëve që nga periudha e luftërave të jashtëzakonshme të Skënderbeut ,Rilindjes Kombëtare e deri te lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


"Sot shqiptarët përulen me nderim të madh përpara Flamurit, Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit, me bindjen e madhe se edhe më të vullnetshëm do ecim drejt progresit të gjithmbarshëm, unitetit kombëtar dhe integrimeve euroatlantike.

Në emrin tim dhe në emër të Kuvendit të Kosovës ju uroj të gjithë qytetarëve shqiptarë kudo që janë:Gëzuar 101- vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Dita e Flamurit dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari", theksohet në mesazhin e kryekuvendarit Krasniqi.