Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron homologun Ilir Meta me rastin e Ditë së Pavarësisë
E Mërkure, 27.11.2013
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar sot një telegram urimi, kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta,m e rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në telegramin e urimit theksohet:"
I nderuar zoti kryetar,
me rastin e 101-Vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, kam kënaqësinë dhe nderin e madh t'ju shpreh urimet më të përzemërta dhe më të sinqerta juve dhe tërë popullit shqiptar.
Në këtë ditë të shënuar të historisë së kombit tonë, kujtojmë dhe nderojmë me respektin më të thellë të gjithë ata atdhetarë dhe luftëtarë shqiptarë, që me përkushtimin e tyre vetëmohues ndërtuan shtetin shqiptar dhe mbrojtën pavarësinë e tij.
Ky përvjetor i Pavarësisë, më jep rastin, t'ju siguroj për angazhimin tim dhe të Kuvendit të Kosovës për të vazhduar thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe të partneritetit të ngushtë midis shteteve tona.
Ju lutem zoti kryetar, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë për Ju dhe për popullin e Shqipërisë", thuhet në telegramin e urimit të kryekuvendarit Krasniqi.