Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

E Marte, 26.11.2013




Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen të cilën e kryesoi kryetarja e komisionit, Jasmina Zhivkoviq, në rend të ditës ishte shqyrtimi i raporteve të grupeve të punës për monitorimin Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, Ligjin për Hoqën e Madhe, si dhe zbatimin e Strategjisë për integrimin e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptas në shoqërinë kosovare.

Në mbledhje, pos anëtarëve të komisionit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së, EURS-së, CRDP-it dhe ECMI-it.

Pas paraqitjes së raporteve nga kryetarët e Grupeve të punës për monitorimin e ligjeve të cekura më lart dhe Strategjisë dhe pas debatit të gjithanshëm lidhur me raportet, anëtarët e komisionit miratuan Raportet e grupeve të punës për monitorimin Ligjit për Qendrën Historike të Prizrenit, Ligjin për Hoqën e Madhe, si dhe zbatimin e Strategjisë për integrimin e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptas në shoqërinë kosovare.

Në mbledhjen e lartpërmendur gjithashtu u tha se në të ardhmen e afërt në rendin e ditës të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të jenë edhe raportet e grupeve të punës për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim