Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Hënë, 25.11.2013
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, Arben Gashi, u shqyrtua dhe u përkrah raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-220 për investimet e huaja.
Në vijim të mbledhjes Komisioni formoi edhe grupe pune për këto projektligje: Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, Projektligjin për aktet normative, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë.
Më tej u caktuan edhe ekspertë për Projektligjin për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës ose të panelit për lirimin me kusht, si dhe për Projektligjin për aktet normative.