Lajmet e fundit

Nesër, në Kuvendin e Kosovës mbahet ceremonia zyrtare e përfundimit të Projektit të Binjakëzimit

E Hënë, 25.11.2013




Nesër, më 26 nëntor 2013, mbahet ceremonia zyrtare e përfundimit të Projektit të Binjakëzimit, financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, zbatuar nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

Në këtë ceremoni, nga një fjalë rasti do të mbajnë: kryetari i Kuvendit të
Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nënkryetari i Kuvendit Kombëtar të
Hungarisë, János Latorcai dhe udhëheqësi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel
Zhbogar.

Ceremonia mbahet në Hollin e Kuvendit të Kosovës, në orën 15:00 dhe është e hapur për media.

 

Nesër, në Kuvendin e Kosovës mbahet ceremonia zyrtare e përfundimit të Projektit të Binjakëzimit