Lajmet e fundit
Dëgjim publik organizuar nga Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Premte, 22.11.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, organizoi sot një dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.
Pjesëmarrësit e ftuar në dëgjim publik nga Ministria për Tregti dhe Industri, Autoriteti i Konkurrencës së Kosovës, përfaqësuesit e grupeve të interesit, si: Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane dhe OJQ INDEP, paraqitën vërejtjet e tyre në parim lidhur me këtë projektligj.
Deputetët i vlerësuan vërejtjet e palëve si të mira dhe i ftuan të gjithë pjesëmarrësit që të jenë pjesë edhe e grupit të punës gjatë amendamentimit të këtij projektligji.