Lajmet e fundit

Deputeti Hyseni merr pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Këshillit të Evropës

E Premte, 22.11.2013




Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Skender Hyseni , po merr pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Këshillit të Evropës, i cili po mbahet në Vjenë. Në këtë takim, të udhëhequr nga kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Jean-Claude Mignon, u diskutuan çështje të ndryshme të nxjerra nga raportues të Këshillit të Evropës. Ndër të tjera, temë diskutimi janë zgjedhjet presidenciale në Azerbejxhan dhe Gjeorgji, trafikimi i drogës, trafikimi i organeve njerëzore, barazia dhe jodiskriminimi, migruesit e pa rregullt, qeverisja e qyteteve metropolitane ,si dhe tema të ndryshme të rëndësishme dhe aktuale në Evropë. Folës të tjerë ishin edhe z. Reinhard Todt, kryetar i Këshillit Federal të Austrisë, ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, njëkohësisht udhëheqës i Komisionit të Ministrave në Këshillin e Evropës z. Michael Spindelegger, si dhe znj. Marit Nybakk, kryetare e Këshillit Nordik.

Gjatë kësaj vizite z. Hyseni realizoi edhe disa takime bilaterale. Ai po ashtu u takua me raportuesin për Kosovën z. Bjorn Von Sydow, me të cilin diskutuan lidhur me zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat, në kontekstin e përgjithshëm, sollën rezultate pozitive për vendin, përfshirë dhe Veriun e Kosovës, u konstatua në këtë takim.

Deputeti Hyseni  merr  pjesë në takimin e Komisionit të Përhershëm Parlamentar të Këshillit të Evropës