Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologun e tij shqiptar, Ilir Meta

E Enjte, 21.11.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar sot kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, me rastin e vdekjes së deputetit, Sokol Olldashi.

Në telegramin e ngushëllimit të z.Krasniqi thuhet:

"I nderuar Zoti Kryetar,

Me dhembje të thellë mësuam lajmin që deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Sokol Olldashi ka humbur jetën në aksident të rëndë trafiku.

Vdekja e Sokol Olldashit është humbje e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por dhe për Kuvendin e Shqipërisë. Familja Olldashi ka humbur njeriun më të dashur, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë humbi deputetin e palodhshëm dhe të përkushtuar në detyrat e tij si i zgjedhur i qytetarëve shqiptarë.

Duke ndarë dhembjen bashkë me familjarët e deputetit Sokol Olldashi, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Juve dhe familjes Olldashi.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë".

 

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologun e tij shqiptar, Ilir Meta