Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
E Marte, 19.11.2013
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare, ka shqyrtuar në raport, një udhëzues dhe disa peticione.
Komisioni shqyrtoi, për të dytën herë, Raportin e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2012 dhe vendosi që ta procedojë për miratim në seancë plenare.
U përkrah në parim edhe Udhëzuesi për Mënyrën e Procedimit të Peticioneve, por komisioni u pajtua që miratimin përfundimtar të tij ta bëjë në një nga mbledhjet e ardhshme.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe disa peticione.