Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

E Marte, 19.11.2013




Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, diskutoi për Projektligjin për produkte medicinale dhe pajisje medicinale.


Pas kërkesës së deputetit Shaip Muja për amendamentim shtesë të projektligjit, komisioni u pajtua që përkitazi me këtë, të zhvillohen konsultime me ministritë e linjës dhe agjencionet përkatëse. Megjithatë, anëtarët e komisionit u shprehën skeptikë në zbatimin e ligjit, nëse bëhen ndërhyrje thelbësore në përmbajtjen e tij.


Në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e komisionit.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale