Lajmet e fundit

Gratë deputete pritën një delegacion të USAID-it

E Hënë, 18.11.2013




Grupi i Grave deputete priti një delegacion të USAID-it në përbërje Mauricio P Vera drejtor i USAID-it në Zyrën për Bizneset Vogla të Disavantazhuara dhe dr.John W Fallon.

Në fillim kryetarja e GGD-ës, znj. Teuta Sahatqija njoftoi mysafirët me angazhimet e GGD-ës për fuqizimin e rolit të gruas në të gjithë sektorët e po ashtu në atë ekonomik. "Ne kemi aprovuar në Kuvend një rezolutë, si dhe rekomandime të cilat obligojnë institucionet tona për t' i aplikuar këto politika. Rëndësi të veçantë kanë edhe rekomandimet për krijimin e fondeve strukturale, me anë të të cilave synojmë t' i përkrahim veprimtaritë ekonomike të grave", u shpreh z. Sahatqija.

Z. Maurico theksoi se SHBA-ja në politikat shtetërore përkrahin bizneset e vogla dhe këtë e bëjnë edhe demokratët edhe republikanet, sepse bizneset e vogla kryejnë punë dhe shërbime shumë të rëndësishme për shoqërinë. Shteti amerikan ndan fonde për përkrahjen dhe zhvillimin e biznese të vogla, kurse zyra inkurajon këto biznese duke i ndihmuar me procedura dhe avokim për to.

Në vijim deputetja Flora Brovina tha se gratë tona kanë traditë pune, si në artizanale, ashtu edhe në shumë veprimtari tjera. Po ashtu ato kanë një bashkëpunim të mirë rajonal, janë duke krijuar Odën e Artizanaleve, ndërsa synojnë të depërtojnë në tregun e jashtëm. Në takim morën pjesë edhe deputetet Teuta Haxhiu dhe Lirie Kajtazi.

 

Gratë deputete pritën një delegacion të USAID-it