Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim
E Hënë, 18.11.2013
Komisioni për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, në mbledhjen e sotme, të cilën e kryesoi Jasmina Zhivkoviq, kryetare e komisionit, shqyrtoi Projektligjin nr.04/L-220 për Investimet e Huaja, me amendamentet e Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Projektligjin për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit Funksional për Shëndetësi, si dhe e Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-102, me amendamentet e Komisionit Funksional për Buxhet dhe Financa .
Pas një debati gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit e përkrahën procedimin e mëtejshëm të tri projektligjeve në Kuvendin e Republikës së Kosovës