Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

E Hënë, 18.11.2013




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji për investimet e huaja, me amendamentet e komisioni funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, si dhe Projektligji për Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës.

Ndërkaq, shqyrtimi i Planit të Veprimit për Negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është shtyrë për një mbledhje tjetër të radhës.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane