Lajmet e fundit

Në konferencën ndërkombëtare dyditore “Gratë, Pushteti dhe Politika...” që po mbahet në Oslo

E Enjte, 14.11.2013




Deputetja e Kuvendit të Kosovës, znj. Alma Lama, merr pjesë në konferencën ndërkombëtare dyditore "Gratë, Pushteti dhe Politika:-Rruga për një demokraci të qëndrueshme", që po mbahet në Oslo, e mbështetur nga Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Norvegjisë. Në këtë konferencë marrin pjesë gra lidere, politikane dhe organizata jo-qeveritare nga të gjitha vendet e botës. Znj. Lama është ftuar në cilësinë e deputetes së Kuvendit, falë angazhimeve të saj në fushëveprimtarinë e grave.


Qëllimi i konferencës është të trajtojë problemet madhore me të cilat ballafaqohen gratë në vende të ndryshme, veçanërisht në vendet që po kalojnë nëpër konflikte dhe luftëra, ku të drejtat e njeriut po shkelen, ndërsa gratë e fëmijët janë viktimat më të mëdha.

Edukimi i vajzave dhe përfshirja e grave në tregun e punës janë disa nga çështjet më të rëndësishme që po diskutohen, në mënyrë që situata të ndryshojë në shkallë globale.

Në konferencën ndërkombëtare dyditore “Gratë, Pushteti dhe Politika...” që po mbahet në Oslo