Lajmet e fundit
Dy deputetë të Kuvendit të Kosovës po marrin pjesë në një takim të rrjetit të parlamentarëve
E Mërkure, 13.11.2013
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Hydajet Hyseni-Kaloshi dhe. Skender Hyseni, po marrin pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të rrjetit të kontaktit të parlamentarëve që të ndalin dhunën seksuale ndaj fëmijëve, me temën "Njoftim rreth luftës kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve në botë - ndarja e përvojave Evropiane".
Takimi po mbahet në Gjenevë në selinë e Unionit Ndër-Parlamentar, organizuar nga Komisioni për Çështje Sociale, Shëndetësi dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Këshillit të Evropës. Takimi ka për qëllim të diskutojë rreth shfrytëzimit komercial seksual të fëmijëve, përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve dhe dhunën seksuale ndaj tyre, në situatat e luftës dhe të konflikteve.