Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Marte, 12.11.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesoi Teuta Sahatqija, nënkryetare e Komisionit, shqyrtoi dy projektligje: Projektligjin për sistemin e lejeve dhe licencave dhe Projektligjin për investimet e huaja. Gjatë shqyrtimit të Projektligjit për sistemin e lejeve dhe licencave, komisioni vendosi të përkrahë rekomandimet e Komisionit për Legjislacion, i cili kishte kontestuar dy nga amendamentet e projektligjit. Pas kësaj, ky projektligj do të procedohet tutje për shqyrtim të dytë në mbledhje plenare të Kuvendit.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu në parim edhe Projektligjin për investimet e huaja, amendamentet e të cilit (32 sosh) i paraqiti kryesuesja e grupit punues, Myzejene Selmani.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...