Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon aktet e dhunës gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në veri të Mitrovicës

E Hënë, 04.11.2013




Kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr. Jakup Krasniqi, dënon aktet e dhunës në veri të Mitrovicës gjatë mbajtjes së zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit. Aktet e tilla, thekson kryekuvendari Krasniqi, kanë për qëllim pengimin e zhvillimit të demokracisë dhe integrimin e kësaj pjese të vendit në institucionet e Kosovës.


Kreu i legjislativit Krasniqi gjithashtu dënon edhe aktin e sulmit të vrazhdë kundër forcave të KFOR-it.

Kryekuvendari Krasniqi dënon aktet e dhunës gjatë mbajtjes së zgjedhjeve në veri të Mitrovicës