Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 30.10.2013




Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, shqyrtoi dy shkresa të Komisionit të Pavarur për Media, që kishin të bënin me vështirësitë që e përcjellin në ushtrimin e funksionit të saj. Pas shqyrtimit të shkresave dhe takimit të cilin komisioni paraprakisht kishte realizuar me anëtarët e KPM-së, me shumicë votash përkrahu rekomandimet e dala nga debati, të cilat komisioni do t'ia paraqesë Kuvendit.

Duke vlerësuar se kryetari i KPM-së, Shefki Ukaj dhe dy anëtarët: Nevzat Hydaverdi dhe Vesna Jovanoviq, kanë shkelur Ligjin për KPM-në, komisioni i rekomandon Kuvendit të Kosovës shkarkimin e tyre.

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media