Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti kryeministrin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan

E Mërkure, 23.10.2013




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim kryeministrin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan. Duke falënderuar kryekuvendarin për mikpritjen, kryeministri i Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan, foli për rëndësinë dhe nxitjen që do t' i japë Aeroporti i Prishtinës lëvizjes së qytetarëve , por edhe zhvillimeve të tjera ndërmjet dy vendeve."Këshillojmë investitorët turq që të investojnë në Kosovë në të gjithë lëmenjtë. Marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më. Në e ndjejmë për detyrë që të kemi marrëdhënie sa më të mira me Kosovën", theksoi kryeministri Erdogan. Ai në vijim foli edhe për rëndësinë që i jep Turqia thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar me të gjitha shtetet e Ballkanit, ndërsa një vështrim të gjerë i bëri edhe angazhimit që bën Turqia, që Kosovën ta njohin sa më shumë shtete , si nga bashkësia e shteteve islamike, ashtu edhe nga shtetet tjera.


Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, pasi përshëndeti kryeministrin dhe delegacionin që e shoqëronte, vlerësoi lart marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Parlamentit të Madh të Turqisë dhe Kuvendit të Kosovës. Këtë e tregon edhe fakti i shumë vizitave reciproke të parlamentarëve turq dhe atyre nga Kosova. Në këtë funksion është edhe kjo vizitë . Në vijim kryetari Krasniqi vlerësoi edhe të arriturat e mëdha që po arrin Turqia në zhvillimin ekonomik të saj. Turqia vazhdon të jetë prezente në shumë fusha në Kosovë, si: në biznes, arsim,shëndetësi etj. Bashkëbiseduesit ishin të një mendjeje se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë po forcohen në të gjithë lëmenjtë.

Kryekuvendari Krasniqi priti  kryeministrin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip ErdoganKryekuvendari Krasniqi priti  kryeministrin e Republikës së Turqisë, z. Recep Tayyip Erdogan