Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 23.10.2013




Komisioni për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu Projektligjin për Institutin e Kosovës për Administratë Publike. Pas kësaj, projektligji do të procedohet tutje për lexim të dytë në mbledhjen plenare të Kuvendit.

Në këtë mbledhje, komisioni shqyrtoi edhe dy shkresa të Komisionit të Pavarur për Media, që kishin të bënin me vështirësitë që e përcjellin në ushtrimin e funksionit të saj. Ndërsa vendimin lidhur me to komisioni do ta marrë pas konsultimit me Zyrën Ligjore të Kuvendit.

Mbledhja e Komisionit për Arsim,Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media