Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
E Marte, 22.10.2013
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Ali Sadriu, kryetar, ka shqyrtuar Raportin Vjetor të Auditimit për vitin 2012.
Komisioni përkrahu raportin dhe, me gjithë rezervat e disa deputetëve, procedoi për në Kuvend 13 rekomandime.
Nëpërmjet këtyre rekomandimeve i kërkohet qeverisë që të ndërmarrë masa për të zgjidhur mospajtueshmërinë midis sistemit E- pasuria dhe SIMFK-së, ta njoftojë Kuvendin lidhur me trajtimin e borxheve, të hartojë strategji veprimi lidhur me trajtimin e borxheve të bartura nga viti në vit, të nxisë prokurimin elektronik si dhe prokurimin publik të centralizuar, të bëjë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale në përputhje me vërejtjet e Auditorit të Përgjithshëm dhe atij për Agjensionin Kosovar të Privatizimit etj.
U vendos, gjithashtu, që të kërkohet nga Kryesia e Kuvendit që të ftojë Auditorin e Përgjithshëm për të prezantuar në mbledhje plenare të Kuvendit.