Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
E Marte, 22.10.2013
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të cilën e kryesoi Zenun Pajaziti, kryetari i Komisionit, shqyrtoi Projektligjin për sistemin e lejeve dhe licencave. Ndonëse këtij projektligji komisioni i ka dhënë mbështetje në mbledhjen e kaluar, pas rekomandimeve të Komisionit për Legjislacion që: "Projektligji për sistemin e lejeve dhe licencave të mos procedohet tutje", u vendos që në një mbledhje të përbashkët me Komisionin për Legjislacion, ky projektligj të shqyrtohet edhe një herë.