Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
E Hënë, 21.10.2013
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, diskutoi për projektligjet që janë në proces të shqyrtimit dhe amendamentimit.
Udhëheqësit e grupeve punuese raportuan përkitazi me projektligjet në procedurë, për punën e deritashme dhe planifikimin e agjendës gjatë ditëve dhe javëve në vijim.
Në këtë mbledhje u diskutua edhe për letrën e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, personave të dhunuar gjatë luftës, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre, dhe u dakordua që sugjerimet në këtë letër të shqyrtohen serish pas marrjes së raporteve nga komisionet kryesore të Kuvendit.