Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Hënë, 21.10.2013
Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Arben Gashi, shqyrtoi tri projektligje.
Fillimisht u shqyrtua Projektligji për administratën tatimore dhe procedurat, për të cilin u vendos që neni 25 i këtij projektligji, të shqyrtohet edhe një herë nga Komisioni për Buxhet. Ndërsa, lidhur me Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit dhe Projektligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtarë, komisioni u deklarua në favor të tyre dhe vendosi që këto projektligje të procedohen tutje për shqyrtim edhe në mbledhje plenare të Kuvendit.
Në këtë mbledhje, komisioni formoi edhe grupin punues për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose të Panelit për lirim me kusht. Kryeses i këtij grupi do të jetë deputeti, Armend Zemaj.