Lajmet e fundit
Kuvendi sot shënon Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë
E Mërkure, 16.10.2013
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë Kuvendi i Kosovës organizon sot tryezë në të cilën do të përfshihen dy segmente:
1:Konsultimet për prioritetet pas vitit 2015 të reflektuara në raportin global me titull: " Një milion zëra - Botën të cilën duam" , pjesë e të cilit proces është edhe Kosova,
2. Popullata dhe zhvillimet pas 2014- prezantime nga deputetet e Kuvendit të Kosovës bazuar në konkluzionet e dala nga Konferenca Ndërkombëtare për popullatën dhe zhvillimin pas 2014 që ndërlidhen me të gjeturat dhe rekomandimet e raportit të monitorimit të ligjit për barazi gjinore.
Janë të ftuar shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës;
kryetaret e komisioneve parlamentare: Komisioni për shëndetësi, pune dhe mirëqenie sociale, Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona te pagjetur e peticione, Komisioni për arsim, kulture, rini , sport, administratë publike, pushtet lokal dhe media, si dhe Komisioni për bujqësi, pylltari, ambient dhe planifikim hapësinor.
Pos deputetëve në tryezë do të marrin pjesë përfaqësues që agjencive zhvillimore të Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të shoqërisë civile etj.
Fjalën e hapjes do ta mbajë kryetari i Kuvendit, dr.Jakup Krasniqi.
Tryeza mbahet në sallën C-301, nga ora 10:00-12:00.
Takimi është i hapur për media.