Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
E Hënë, 14.10.2013
Komisioni për Integrime Evropiane, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga nënkryetari i dytë i komisionit, Sasha Milosavleviq, ka shqyrtuar katër projektligje: Projektligjin për sistemin e lejeve dhe licencave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjet e tyre, Projektligjin për fshatin Zymi i Hasit dhe Projektligjin për administratën tatimore dhe procedurat. Lidhur me këto projektligje, Komisioni vlerësoi se amendamentet e propozuara janë në përputhshmëri të plotë me legjislacionin e BE-së.