Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, z.Andreas Ferrarese
E Hënë, 14.10.2013
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadorin e ri të Italisë në Kosovë, z.Andreas Ferrarese. Duke i uruar suksese në detyrën e re, kryekuvendari Krasniqi theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Italisë dhe Kosovës,posaçërisht ndërmjet dy parlamenteve janë shumë të mira. Në këtë frymë, z.Krasniqi shprehu interesimin dhe vullnetin e tij që këto marrëdhënie të thellohen edhe më.
Ambasadori italian pasi u falënderua për mikpritjen,ia përcolli kryekuvendarit Krasniqi përshëndetjet e kryeparlamentarit italian. Ai shprehu gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më të thellë ndërmjet Kosovës dhe Italisë në të gjithë lëmenjtë.