Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi uron besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit
E Hënë, 14.10.2013
Kryetari i Kuvendit të Kosovës,dr.Jakup Krasniqi , uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë të Republikës së Kosovës me rastin e festës së Kurban Bajramit.
"Le të jetë kjo festë edhe një rast për të shpalosur edhe më thellë ndjenjat e dashurisë, respektit, harmonisë, mirëkuptimit dhe vullnetit të qytetarëve tanë për të sjellë edhe më shumë lumturi, paqe dhe mbarësi në familjet tona. Në emrin tim dhe të Kuvendit :Gëzuar Festën e Kurban Bajramit", theksohet në urimin e kryekuvendarit Krasniqi.