Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
E Hënë, 14.10.2013
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, shqyrtoi dy projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale.
Komisioni vlerësoi se Projektligji për sistemin e lejeve dhe licencave dhe ai për fshatin Zymi i Hasit, përmbajnë implikime të vogla buxhetore, mirëpo ato janë të përballueshme për buxhetin e shtetit.
Projektligjet u përkrahën nga komisioni dhe u proceduan për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.