Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

E Premte, 11.10.2013




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga nënkryetarja, Teuta Sahatqija, diskutoi për nismën legjislative të deputetes Sala Berisha -Shala, lidhur me Projektligjin për shërbimin gjeologjik. Arsyeshmërinë e këtij Projektligji e paraqiti Naser Peci, profesor i gjeologjisë. Komisioni pasi u njoftua për përmbajtjen e Projektligjit, fushën dhe objektivat që synohet të arrihen me të, unanimisht e përkrahu iniciativën e deputetes Berisha për miratimin e Projektligjit për shërbimin gjeologjik. Pas përkrahjes së komisionit, drafti i këtij projektligji do t'u nënshtrohet procedurave të parapara për shqyrtim të mëtutjeshëm.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...