Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon familjen e ish-deputetit Ramadan Kelmendi

E Premte, 11.10.2013




Me rastin e vdekjes së z. Ramadan Kelmendi, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës gjatë Legjislaturës së Parë (2001-2004) dhe asaj të Dytë (2004-2007), kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ngushëllon familjen Kelmendi.


Kryeparlamentari Krasniqi, në emër të vet dhe të Kuvendit të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e deputetit Kelmendi, i cili me punën e tij të palodhshme dha kontribut të çmuar në fushën e legjislacionit të vendit tonë, si dhe në aktivitetet e tjera në rrjedhat shoqërore, ekonomike e politike në Kosovë.

 
Deputeti Kelmendi ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe delegat i Kuvendit që shpalli Kushtetutën e Kaçanikut.