Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

E Mërkure, 09.10.2013




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit, në rendin e ditës ishte shqyrtimi i Projektligjit për Institutin e Kosovës për Administratë Publike, nr. 04/L-221. Në këtë mbledhje mori pjesë edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhillar. Ky projektligj, i cili rregullon organizimin ,funksionimin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni tashmë ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Duke dhënë disa sqarime për Projektligjin, z.Jagxhillar tha se ky ligj dot jetë i ri,sepse deri tash Instituti i Kosovës për Administratë Publike ka vepruar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut. Pas fjalës së ministrit filloi shqyrtimi nen për nen i Projektligjit. Procesi i amendamentimit do të vazhdojë edhe në mbledhjen e ardhshme.

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media