Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi ...

E Marte, 08.10.2013




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, kryetar i Komisionit, ka shqyrtuar Strategjinë për cilësinë e ajrit për vitin 2013-2022 dhe Planin e veprimit për vitin 2013-2017. Pas shqyrtimit të tyre, komisioni i miratoi ato dhe vendosi t'i procedojë tutje për shqyrtim edhe në mbledhje plenare të Kuvendit. Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe disa nga amendamentet e Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje.

Nga mbledhja e  Komisionit për Bujqësi ...