Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
E Marte, 08.10.2013
Në mbledhjën e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilën e kryesoi znj. Jasmina Zhivkoviq, kryetare e Komisionit, u shqyrtuan dy projektligje, dhe atë Projektligji 04/L-202 për sistemin e lejeve dhe licencave si dhe raporti me amendamentet e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri dhe Projektligji nr.04/L-196 për fshatin Zymi i Hasit me amendamentet e Komisionit funksional për Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor.
Pas një debati gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të dy projektligjeve (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Po në këtë mbledhjë, Komisioni në dy pika të rendit të ditës kishte shqyrtimin e projekt-raportit mbi monitorimin e zbatimit të Ligjit nr..03/L-047 për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Kosovë, si dhe shqyrtimin e Projektligjit. 04/L-172 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe Viktimave të Luftës të UÇK-së dhe familjeve të tyre me raportin dhe amendamentet e komisioneve funksionale për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenies Sociale, por këto dy pika të rendit të ditës nuk u shqyrtuan dhe u lanë të shqyrtohen në mbledhjën e ardhshme të Komisionit
.