Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi takoi homologë nga vendet e rajonit

E Marte, 08.10.2013




Në kuadër të vizitës në Budapest dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën po marrin pjesë kryetarë nga vendet e rajonit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka zhvilluar mbrëmë një darkë pune me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe vazhdimi i shkëmbimit të përvojave midis parlamenteve, ishin temat kryesore që u trajtuan në këtë darke pune.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, duke i uruar z. Meta marrjen e detyrës së re në krye të parlamentit shqiptar, i bëri ftesë për ta vizituar Kosovën, e cila mirëprit nga kryeparlamentari Meta.

Gjatë ditës së sotme, ndërkaq, kryetari Krasniqi ka zhvilluar takime të veçanta edhe me kryetarin e Kuvendit të Hungarisë, Laszlo Kover, kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Josip Leko, kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski dhe nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Branko Raduloviq.

Në të gjitha këto takime u bisedua për bashkëpunimin rajonal, veçanërisht në fushën parlamentare, si dhe për aspiratat e përbashkëta drejt integrimeve evropiane.

Kryeparlamentari Krasniqi takoi homologë nga vendet e rajonit