Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
E Hënë, 07.10.2013
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua dhe u përkrah për procedim në mbledhjen e Kuvendit, propozim-vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të bordit mbikëqyrës të agjencisë Kosovare të pronës.
Anëtarët e Komisionit po ashtu përkrahën në parim edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/L-051 për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik, si dhe Projektligjin për aktet normative. Ndërkaq, pas vërejtjeve që u shfaqën gjatë këtij takimi lidhur me raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin nr. 04/L-202 për sistemin e lejeve dhe licencave, anëtarët e komisionit u dakorduan që ky raport t'i kthehet komisionit funksional.
Me tej, ata përkrahën raportin me amendamente të komisionit funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-054 për statusin dhe të drejtat e dëshmoreve, invalidëve, veteranëve, pjesëtareve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosoves, viktimave civile të luftës dhe familjeve te tyre.