Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi merr pjesë në Konferencën e gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor
E Diel, 06.10.2013
Me ftesë të Kryetarit të Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, László Kövér, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, do të marrë pjesë në Konferencën e gjashtë të Kryetarëve të Parlamenteve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 8 tetor 2013, në Budapest të Hungarisë.
Kryetari Krasniqi udhëton nesër për Hungari.