Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

E Premte, 04.10.2013




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare, shqyrtoi një kërkesë të Ministrisë së Diasporës dhe raportin me amendamente për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe procedurat.

Pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Diasporës lidhur me aprovimin e paradhënies për realizimin e aktiviteteve të kësaj ministrie në kuadër të projektit "Ditët e kulturës së Kosovës në diasporë", komisioni i rekomandoi qeverisë që të miratojë kërkesën për financimin e aktivitetit "Expo diaspora 2013".

Në vazhdim, komisioni përkrahu amendamentet e grupit punues për Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi Administratën Tatimore dhe procedurat, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-102, dhe projektligjin në tërësi e procedoi në Kuvend.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa